Fushë Kosovë: Këmbeu 600 dollarë në euro, më pas u zbulua se ishin të falsifikuara

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën e Pejës më 16 korrik, rreth orës 05:05, kur një person i panjohur kishte kërkuar në një lokal këmbimin e 600 dollarëve amerikanë në euro, shërbim që ishte kryer nga ankuesi në këmbimore, shkruan…

Lajme

19/07/2026 08:53

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën e Pejës më 16 korrik, rreth orës 05:05, kur një person i panjohur kishte kërkuar në një lokal këmbimin e 600 dollarëve amerikanë në euro, shërbim që ishte kryer nga ankuesi në këmbimore, shkruan lajmi.net.

Policia bëri të ditur se “dyshohet se një person i pa njohur në një lokal kishte kërkuar këmbimin e 600 dollarëve amerikan në euro, gjë që ankuesi e kishte kryer këtë shërbim në këmbimore”.

Sipas policisë, më 18 korrik ankuesi kishte vërejtur se kartëmonedhat në dollarë ishin të falsifikuara.

“Me datë 18.07.2026 ankuesi i kishte vërejtur që dollarët janë të falsifikuara. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/