Fushë-Kosova liron hapësirat publike nga ndërtimet e paligjshme
Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, i cili është duke u zhvilluar prej disa ditësh. Inspektorët komunalë, të mbështetur nga Policia e Kosovës, kanë filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë këtij procesi, disa biznese kanë zgjedhur që vetë t’i largojnë ndërtimet…

Lajme
Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, i cili është duke u zhvilluar prej disa ditësh.
Inspektorët komunalë, të mbështetur nga Policia e Kosovës, kanë filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë këtij procesi, disa biznese kanë zgjedhur që vetë t’i largojnë ndërtimet dhe pajisjet e tyre të vendosura në mënyrë të kundërligjshme, për të shmangur dëmtimin nga mjetet e rënda, si ekskavatorët.
Aksioni nuk do të ndalet vetëm në disa zona, por do të shtrihet në gjithë territorin e komunës.
Zbatimi i tij do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, në bashkëpunim me institucionet relevante.