Fushata në oda, Koci: S’janë mendu për gra, s’kanë si me u ulë e as si me u përshtatë

Avokati Arianit Koci ka ngritur një çështje – përdorimin e odave në fushatë. Ai ka thënë se odat nuk janë menduar për gra dhe se ato po ndihen keq gjatë fushatës. “Odat s’janë mendu për gra, prandaj gjatë fushatës po ndihen keq. S’kanë si me u ulë, as si me u përshtatë. Me u ulë…

Lajme

05/01/2025 14:24

Avokati Arianit Koci ka ngritur një çështje – përdorimin e odave në fushatë. Ai ka thënë se odat nuk janë menduar për gra dhe se ato po ndihen keq gjatë fushatës.

“Odat s’janë mendu për gra, prandaj gjatë fushatës po ndihen keq. S’kanë si me u ulë, as si me u përshtatë. Me u ulë këmbëkryq? Nuk po mundem për shumë arsye. Po me i mbajtë këmbët anash? Njejtë! Në anën tjetër, politikanët po e kultivojnë kërkimin e votës nëpër oda!”

Ai si zgjidhje ka ofruar shtimin e karrigeve dhe kolltuqeve.

Koci ka shtuar se traditat duhet të ruhen por “jo kur na mbajnë mbrapa”.

“Mbi të gjitha, shoqëria që e përjashton gruan në këtë kohë, nuk është shoqëri moderne.”