Fushata në Fushë Kosovë, VV mban tubim me dritat e gjeneratorëve

Vetëvendosje zgjodhi, të mërkurën, edhe komunikimin si dikur, derë më derë, për të ftuar njerëzit të vijnë në tubimin e kësaj partie, në Fushë Kosovë. Pavarësisht mobilizimit të hershëm, jo gjithçka shkoi mirë kah mbrëmja. Meqë telashet me rrymën nuk u ndreqen, një gjenerator u desh të sillet në hallën e sportit të shkollës Mihal…

Lajme

15/01/2025 21:17

Vetëvendosje zgjodhi, të mërkurën, edhe komunikimin si dikur, derë më derë, për të ftuar njerëzit të vijnë në tubimin e kësaj partie, në Fushë Kosovë.

Pavarësisht mobilizimit të hershëm, jo gjithçka shkoi mirë kah mbrëmja. Meqë telashet me rrymën nuk u ndreqen, një gjenerator u desh të sillet në hallën e sportit të shkollës Mihal Grameno.

Aty u panë edhe flamuj të shtetit të Kosovës, që zbehen pak traditën e tubimeve të mëhershme, kur shiheshin vetëm ata kuqezi.

E dikush tjetër, simpatizantëve të Fushë-Kosovës u shpërndanë vizitë-karta me disa nga emrat e kandidatëve për deputet.

I pari i tyre i ngjalli të pranishmit, kur erdhi. Kurti deshi të dijë nëse Fushë Kosova e ka ndarë mendjen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë tubim u pa edhe Ardita Sinani, kryetare e Preshevës, zonë kjo e luginës që ka shumë përfaqësues të cilët jetojnë në Fushë Kosovë. Ajo nuk e la pa e përmendur këtë fakt

Kurti u krenua me mbështetjen financiare të ofruar për Luginën e Preshevës dhe tha se shqiptarët atje duhet të faktorizohen.

Ai iu kthye edhe njëherë qytezës ku po mbante takim, për ta përmendur një investim në një sektor me të cilin identifikohet Fushë Kosova, por i cili, siç tha, do ta bëtë këtë komune edhe më të njohur .

Kur Kurti shkoi, u mor vesh se entuziazmi i simpatizantëve të tij dhe të VV-së, ra pak.