Fushata e zgjedhjeve 2025 nis në Diasporë, Kurti pas Gjermanisë tani në Paris për t’u takuar me mërgimtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën e tij me bashkëatdhetarët në Diasporë. Për disa ditë me radhë, Kurti ka mbajtur takime me mërgimtarët në disa qytete të Gjermanisë, shkruan lajmi.net. Kurti tani takimet me bashkëatdhetarët do t’i vazhdoj në Francë. Siç njofton Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, sot Kurti do të…

Lajme

17/10/2024 13:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën e tij me bashkëatdhetarët në Diasporë.

Për disa ditë me radhë, Kurti ka mbajtur takime me mërgimtarët në disa qytete të Gjermanisë, shkruan lajmi.net.

Kurti tani takimet me bashkëatdhetarët do t’i vazhdoj në Francë.

Siç njofton Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, sot Kurti do të takohet me Diasporën në Paris të Francës.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Francë, ju informojmë se me datë 17 tetor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë në Paris. Adresa dhe ora: 1-5 Avenue de Rigny 94360 BRY SUR MANE, PARIS, ORA 19:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 
Njoftimi i plotë: