Fury për meçin ndaj Chisoras: Nëse më godet, do të më nokautojë
Tyson Fury, në një prononcim të dhënë së fundi, u shpreh se do ta respektojë njëjtë sikurse kundërshtarët e tjerë Derek Chisoran, me të cilin do të përballet më 3 dhjetor në “Tottenham Hotspur Stadium”. Gypsy King, përkundër që e ka mposhtur dy herë të njëjtin kundërshtar, nuk e ka ndërmend të rrëmbehet në deklarata…
Sport
Tyson Fury, në një prononcim të dhënë së fundi, u shpreh se do ta respektojë njëjtë sikurse kundërshtarët e tjerë Derek Chisoran, me të cilin do të përballet më 3 dhjetor në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Gypsy King, përkundër që e ka mposhtur dy herë të njëjtin kundërshtar, nuk e ka ndërmend të rrëmbehet në deklarata të fuqishme para kohe.
“E mposhta atë dy herë në të kaluarën, por stili i tij i të boksuarit ka ndryshuar shumë. Nëse e lë të më godasë, ai do të më nokautojë. Nëse e godas unë, do ta bëj të njëjtën, kështu që fansat janë ata që fitojnë”, u shpreh ai për Sky Sport.
“Do ta respektoj njëjtë sikur kundërshtarët e tjerë. Chisora bëri shumë mirë ndaj Usyk. Madje unë pyeta kush është ai (Usyk). Atë s’e njihte askush para kësaj përballejej”, shtoi tutje ai.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj përballjeje e cila do ta kompletojë trilogjinë mes dyshes. /Lajmi.net/