Fury jep shenja se do të ndeshet me Usyk: Atë dhe Joshuan do t’i asgjësoja në të njëjtën natë

Kampioni i peshave të rënda që tashmë veçse ka njoftuar pensionimin, Tyson Fury ka reaguar nëpërmjet një video në Facebook pas meçit të mbrëmdshëm ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua. Usyk fitoi meçin në fund, për të dytën herë me radhë ndaj Joshuas duke mbrojtur kështu titullin kampion bote, ndërsa ka thënë se dëshiron të…

Sport

21/08/2022 09:34

Kampioni i peshave të rënda që tashmë veçse ka njoftuar pensionimin, Tyson Fury ka reaguar nëpërmjet një video në Facebook pas meçit të mbrëmdshëm ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua.

Usyk fitoi meçin në fund, për të dytën herë me radhë ndaj Joshuas duke mbrojtur kështu titullin kampion bote, ndërsa ka thënë se dëshiron të ndeshet me Furyn.

Por, Fury ka qenë krejtësisht i paimpresionuar me ndeshjen, madje thotë se ka qenë ndeshja më e keqe për titullin e peshave të rënda që ka parë ndonjëherë.

“Te jem i sinqert me ju djema, pasi e pashë atë, të dy ishin m*t”, tha Fury.

“Ishte ndoshta lufta më e keqe për titullin e peshave të rënda që kam parë ndonjëherë.”, vazhdoi ai.

Ndërsa ka thënë shpresa se mund ta shohim edhe njëherë në ringun e boksit.

“Unë do t’i asgjësoja të dy në të njëjtën natë. “Gipsy King” shtë këtu për të qëndruar përgjithmonë”, tha Fury.

Mbetet të shihet nëse Fury dhe Usyk do të ndeshen në një meç të peshave të rënda që do të nënkuptonte se njëri prej tyre do të ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda. /Lajmi.net/