Furnizimi problematik me produkte mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me vite të tëra institucionet publike shëndetësore me produkte kineze, por që në Kosovë janë prezantuar si produkte të shteteve evropiane.

Lajme

22/12/2014 08:35

Një gjë të tillë e ka bërë përmes tenderëve me anë të së cilëve furnizon këto institucione me material shpenzues. Dorëzat, fashat, gazat, shiringat e shumë produkte të tjera në Kosovë kanë hyrë si produkte të Kinës, por që në paketimet e tyre u ka shkruar se janë nga një vend evropian.

Ka dyshime se kompania “Friends”, e cila është zbuluar para disa muajsh nga MSh-ja, ka falsifikuar certifikata. Por nga kompania e dyshuar si “falsifikatore”, përveç institucioneve shëndetësore publike e private, janë furnizuar edhe shumë kompani të tjera të cilat me produktet e blera nga “Friends” i kanë furnizuar institucionet shëndetësore publike përmes tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë. (Kosova Sot)