Furnizimi me ushqim i FSK-së, Dugolli: Nuk ka pasur dhe nuk do të këtë ngecje, të gjitha janë shpifje deri më sot

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sot bashkë me deputetin Mefail Bajqinovci kanë mbajtur një konferencë për media. Kjo konferencë është mbajtur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur nga opozita në lidhje me problemin me furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së. Dugolli derisa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk…

Lajme

14/10/2024 12:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sot bashkë me deputetin Mefail Bajqinovci kanë mbajtur një konferencë për media.

Kjo konferencë është mbajtur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur nga opozita në lidhje me problemin me furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Dugolli derisa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në Kuvend ka thënë se e gjithë kjo është propagandë, shkruan lajmi.net.

“Është bërë propagandë e jashtëzakonshme. E vërteta është kjo, MB-ja nuk i ka dhënë kontrate kompanisë ‘Beni Dona’ kompani që për shumë 10 vjet ka krijuar monopol. Kjo komani ka fituar miliona euro, së dyti MB-ja nuk ka shpallur kontratë sekrete por kontratë emergjente. MB-ja ka ndarë kontratat në dy lote, një për ‘Beni Dona’, dhe dy tjera për kompani të tjera që të krijohet konkurrencë. Kompania në fjalë, ‘Beni Dona’, ka bërë ankesë për të krijuar monopol. Nuk ka pasur dhe nuk do të këtë ngecje në furnizim, të gjitha janë shpifje deri sot”, ka thënë ai. /Lajmi.net/