Furnizimi me ujë ndërpritet përkohësisht në Istog për shkak të intervenimeve teknike
KRU “Hidrodrini”, Njësia Operative në Istog, ka njoftuar se sot gjatë ditës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në fshatrat Studenicë, Kaliqan dhe Orroberdë. Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë për shkak të punimeve në Burimin e Vrellës, në gypin DN 250 që furnizon këto fshatra. Kompania bën të…
Lajme
KRU “Hidrodrini”, Njësia Operative në Istog, ka njoftuar se sot gjatë ditës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në fshatrat Studenicë, Kaliqan dhe Orroberdë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë për shkak të punimeve në Burimin e Vrellës, në gypin DN 250 që furnizon këto fshatra.
Kompania bën të ditur se ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:30.