Furgoni aksidenton ish ushtarin e UÇK-së që mbanë familjen duke mbledhur kanaqe

Ish ushtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Veli Morina, nga Rixheva e Klinës, i njohur nga bashkëluftëtarët e tij dhe nga qytetarët si “Komisar Velo”, është goditur nga një furgon derisa po kthehej në shtëpi, pasi kishte bërë dorëzimin në një depo, të kanaqeve të mbledhura në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë.

Lajme

24/05/2015 16:41

Velo ka pësuar lëndim të rëndë në syrin e majtë, shkruan portali Infokusi.

“Isha duke u kthyer në shtëpi, kur kam ardhur në hyrje të rrugës së lagjes, i jam afruar vijës së bardhë dhe jam ndalur për të hyrë në rrugën e lagjes tonë, më ka tejkaluar një furgon me shpejtësi të madhe dhe njëkohësisht kam dëgjuar një frenim të zgjatur, më pas nuk di gjë vetëm kur më ardhur vetëdija në Shtëpinë e Shëndetit në Klinë ku edhe më kanë dhënë ndihmën e parë, e më pas më kanë dërguar në Spitalin e Pejës ku edhe më është qepur syri”, ka treguar ai.

Veli Morina, gjatë mbledhjes së kanaqeve
Veli Morina, gjatë mbledhjes së kanaqeve

Për gjendjen e rëndë sociale të këtij ish ushtari të UÇK-së është raportuar disa herë nga media, por që përveç disa individëve vullnetmirë askush nga institucionet lokale dhe qendrore nuk ka marrë mundin ta vizitojë dhe ta ndihmojë atë, i cili që nga vitet e 80-ta asnjëherë nuk është ndaluar së shërbyeri vendit.