Fuqia e shafranit të Indisë, erëzës që zëvendëson më shumë se 10 medikamente

Shafrani i Indisë ka qenë subjekt i rreth 6,000 studimeve biomjekësore të rishikuara dhe të publikuara në revista shkencore.

Lifestyle

07/10/2017 19:28

Falë hulumtimeve të ndryshme shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, kurkumi është aq i fuqishëm sa mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë i disa medikamenteve. Si një alternativë e dytë pa efekte anësore , ja për çfarë mund ta përdorni shafranin e Indisë.

1. Liptor / Atorvastatin (ilaçet e kolesterolit)
Shafrani i Indisë ështe më efektiv në reduktimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ tek pacientët me diabet tip 2.

2. Kortikosteroidet (medikamentet steroide)
Një studim i publikuar në Pytotherapy Research zbuloi se kurkumi, polifenoli primar në shafranin e Indisë, ishte në gjendje të kuronte më mirë një sëmundje inflamatore krahasuar me steroidet.

3. Prozac / Fluoxetine & Imipramine (ilaçet kundër depresionit)
Sipas një studimi të vitit 2011 të botuar në Acta Poloniae Pharmaceutica, kurkumi ishte më efektiv sesa Prozac dhe

Imipramine në reduktimin e sjelljesve depresive.

4. Aspirin (Si hollues gjaku)
Studimet kanë treguar se shafrani i Indisë ka fuqi anti-trombociteve, pra një mundësi më e mirë për pacientët që janë të prirur ndaj trombozës vaskulare.

5. Metformina (ilaçet e diabetit)

Kurkumi është në gjendje të aktivizojë AMPK, një enzimë e cila rrit përthithjen e glukozës.
Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se kurkumi mund të përdoret në vend të:
Aspirinës
Ibuprofenit
Naproxen
Diclofenac
Celecoxib
Tamoxifen
Fenilbutazon. /Lajmi.net/