Fuqia e emrit Bill Clinton ngritë në këmbë gjithë Kosovën
Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta emrin e mikut të madh Kosovës.
Lajme
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miku i madh i Kosovës, Bill Clinton është nderuar nga të gjithë të pranishmit që ndodhën në ceremoninë e organizuar për nder të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.
Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta emrin e mikut të madh Kosovës, raporton lajmi.net.
Në Kosovë janë të pranishëm ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
Po ashtu në ceremoni janë të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe personalitetet të ndryshme nga rajoni dhe vendi. /Lajmi.net/