Funksionalizohet njësia për monitorimin e projektit të Aeroportit ‘Adem Jashari’

Ministria e Financave dhe Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (PPP), kanë shqyrtuar propozimin për funksionalizimin e Njësisë për monitorimin e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajme

25/02/2019 15:18

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, sot u mbajt takimi i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (PPP), i cili ndër të tjera ka shqyrtuar propozimin për funksionalizimin e Njësisë për monitorimin e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si dhe shqyrtimin e planit për zhvillimin e programit kombëtar për Partneritet Publiko Privat, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, me këtë rast, anëtarët e Komitetit aprovuan vendimin që ekipi për menaxhimin e Projektit të ANP-së “Adem Jashari” të jetë Divizioni për Monitorimin e projekteve për PPP brenda Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat, si dhe Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për PPP në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë dhe formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP.

Gjithashtu anëtarët e Komitetit vendosën që Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për PPP në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë, si dhe të formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP. /Lajmi.net/