“Fundoset” Manchester United – humb nga Bayerni dhe i thotë lamtumirë garave evropiane

Manchester United ka dështuar të kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Bayern Munichu, në kryendeshjen e Grupit A. “Djajtë e Kuq” pësuan 0:1 nga Bayern Munich, në stadiumin Old Trafford, shkruan lajmi.net. Kingsley Coman ishte autori që çoi në shtëpi Manchester United, me golin që ua shënoi në minutën…

Sport

12/12/2023 22:55

Manchester United ka dështuar të kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Bayern Munichu, në kryendeshjen e Grupit A.

“Djajtë e Kuq” pësuan 0:1 nga Bayern Munich, në stadiumin Old Trafford, shkruan lajmi.net.

Kingsley Coman ishte autori që çoi në shtëpi Manchester United, me golin që ua shënoi në minutën e 70-të.

Man United thuajse gjatë tërë takimit kërkoi golin, por hasi në një mbrojtje fantastike të Bayern Munich që nuk lejoi pranimin e golit.

Man Unitedit iu nevojit fitorja ndaj Bayernit dhe barazimi i Copenhages me Galatasarayn, për t’u kualifikuar tutje.

Manchester United kësisoj mbeti në pozitën e fundit me katër pikë, ndërkaq Bayernit në fazën tjetër i është bashkuar Copenhaga që triumfoi 1:0 kundër Galatasarayt. Këta të fundit janë në vendin e tretë, pozitë që dërgon në Ligën e Evropës./Lajmi.net/