Fundjava e ligave evropiane, sonte luajnë Interi dhe Juventusi ndaj Empolit dhe Genoas

Kampionati italian, Serie A, do të sjellë sonte dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 36 të Serie A.

Sport

06/05/2022 08:31

Më fillim nga ora 18:45 Interi do ta presë Empolin, ndërsa disa orë me vonë (21:00) Juventusi udhëton të Genoa.

Për “zikaltrit” fitorja është e domosdoshme, pasi janë ende në garë për titullin kampion, aty ku po hasin konkurrencën e madhe te Milanit.

Në anën tjetër, Juventusi tashmë e ka siguruar një vend në Champions League, por synim i “Zonjës së Vjetër” do të jetë edhe ngjitja në tabelë. Napoli ka vetëm një pikë më shumë sesa “bardhezinjtë”, andaj pozita e tretë mund të jetë një objektiv lehtësisht i arritshëm.

Ndeshjet e tjera të Serie A luhen nesër dhe pasnesër. /Lajmi.net/