Fundjava e futbollit evropian: Juventus – Roma, kryendeshja e ditës

Juventusi dhe Roma do t’i masin forcat sot, më fillim nga ora 18:30, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A. Kjo përballje njëkohësisht do të jetë kryendeshja e ditës së sotme në top ligat evropiane. Sa i përket formës, Roma ka dy fitore në po aq ndeshje në këtë fillimsezon, ndërsa Juventusi një…

Sport

27/08/2022 07:56

Juventusi dhe Roma do t’i masin forcat sot, më fillim nga ora 18:30, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Kjo përballje njëkohësisht do të jetë kryendeshja e ditës së sotme në top ligat evropiane.

Sa i përket formës, Roma ka dy fitore në po aq ndeshje në këtë fillimsezon, ndërsa Juventusi një herë ka fituar, një herë është ndalur në barazim.

Në ndeshjet e tjera të Serie A veçohet edhe sfida Milan – Bologna, me “kuqezinjtë” që janë të interesuar vetëm për trepikësh, në mënyrë që ta harrojnë sa më shpejt barazimin ndaj Atalantas në fundjavën që shkoi.

Në Angli, siparin e javës së katërt e hap dueli Manchester United – Southampton, më fillim nga ora 13:30, për të vijuar më pas me përballjet: Liverpool – Bournemouth, Manchester City – Newcastle, Chelsea – Leicester, që luhen në orën 16:00.

Arsenali, po ashtu luan sot, ku do të jetë nikoqir i Fulhamit në orën 18:30.

Në Gjermani, Dortmundi luan si mysafir ndaj Hertha Berlin (15:30), ndërsa Bayerni pret Monchenglatbach (18:30). /Lajmi.net/