Fundi i Land Rover Defender

Zëdhënësi i Jaguar Land Rover nuk e zbuloi emrin ose detajet e modelit që do ta zëvendësojë këtë model, duke thënë se është shumë herët për të diskutuar për produktet e ardhshme. Në 2011, Land Rover deklaroi arsyet e tyre për përfundimin e prodhimit të modelit Defender në formën e tanishme. Ky model do të…

Auto & Tek

12/10/2013 23:07

Zëdhënësi i Jaguar Land Rover nuk e zbuloi emrin ose detajet e modelit që do ta zëvendësojë këtë model, duke thënë se është shumë herët për të diskutuar për produktet e ardhshme.

Në 2011, Land Rover deklaroi arsyet e tyre për përfundimin e prodhimit të modelit Defender në formën e tanishme. Ky model do të zëvendësohet me model më të ri, i cili do të jetë më ekonomik.

Edhe pse ky model ka qenë shumë i afirmuar në Amerikë, prodhuesi është detyruar ta ndërpresë prodhimin, për shkak se nuk i ka plotësuar rregullat federale mbi sigurinë në komunikacion – të cilat kanë kërkuar të ketë airbag anësor tek vozitësi dhe pasagjeri.

Modeli i parë Defender është prodhuar në vitin 1948 nga Kompania Land Rover. Gjashtë dekada pasi që ka filluar prodhimi, llogaritet që 2/3 e këtij modeli janë ende në funksion. Disa nga ata punojnë në kushte ekstreme në të gjithë botën.

Që nga viti 2011 prodhuesi ka synuar që të krijojë një Defender tërësisht të ri për tregun global, i cili do të ishte i ngjashëm me atë origjinalin: i aftë, i fuqishëm dhe i qëndrueshëm.