“Fundi i kapitullit politik për Abdixhikun” – LDK ka humbur në të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Kosovë. Sipas të dhënave të deritanishme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar një humbje të rëndë, duke regjistruar rezultate të ulëta në të gjitha komunat e vendit, përfshirë edhe ato ku aktualisht qeverisin kryetarët e saj.…

Lajme

28/12/2025 21:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.

Sipas të dhënave të deritanishme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar një humbje të rëndë, duke regjistruar rezultate të ulëta në të gjitha komunat e vendit, përfshirë edhe ato ku aktualisht qeverisin kryetarët e saj.

Në të njëjtën kohë, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka arritur fitore bindëse në shumë prej këtyre komunave, duke përfshirë Prishtinën, Lipjanin, Pejën, Istogun, Dragashin dhe Junikun.

Deri më tani, me mbi 70% të kutive të votimit të numëruara, VV prin me 50.24% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 20.20%, ndërsa LDK qëndron e treta me 14.18%.