“Ftojmë qytetarët të mblidhen tek stacioni policor qendra”- Thirrja që bënte Vetëvendosje 10 vite më parë kur ndalohej Kurti
Rreth një dekadë më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar publikisht pas ndalimit të Albin Kurtit dhe disa aktivistëve të saj nga Policia e Kosovës në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, gjatë kthimit nga aktivitetet në Shkup. Në atë kohë, VV kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale për incidentin dhe arrestimin e Kurtit, duke bërë thirrje për mobilizim të mbështetësve…
Lajme
Rreth një dekadë më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar publikisht pas ndalimit të Albin Kurtit dhe disa aktivistëve të saj nga Policia e Kosovës në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, gjatë kthimit nga aktivitetet në Shkup.
Në atë kohë, VV kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale për incidentin dhe arrestimin e Kurtit, duke bërë thirrje për mobilizim të mbështetësve dhe grumbullim pranë stacionit qendror të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimeve të atëhershme, Kurti dhe Glauk Konjufca, së bashku me dy aktivistë të tjerë, ishin ndaluar nga Policia gjatë kthimit nga një aktivitet jashtë vendit.