Ftesa e Kurtit për takim, Ilir Deda: Vetëm përmes dialogut ndërpartiak dilet nga situata e krijuar në Kuvend
Politologu Ilir Deda ka reaguar pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi liderët e LDK-së dhe PDK-së në një takim më 1 maj për të diskutuar formimin e institucioneve të reja, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook, Deda e ka cilësuar këtë ftesë si një hap të…

Lajme
Politologu Ilir Deda ka reaguar pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi liderët e LDK-së dhe PDK-së në një takim më 1 maj për të diskutuar formimin e institucioneve të reja, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Deda e ka cilësuar këtë ftesë si një hap të parë të rëndësishëm nga Kurti, duke theksuar nevojën për dialog dhe marrëveshje politike si të vetmen rrugëdalje nga situata e krijuar.
“Albini e bëri hapin e parë me dërgimin e ftesës liderëve të PDK-së dhe LDK-së. Vetëm me dialog ndërpartiak dhe me marrëveshje politike dilet nga situata e krijuar në Kuvend. Më mirë të takohen 100 herë e të mbrrijnë çfarëdo marrëveshje se sa të vazhdohet kështu si deri tash”, ka shkruar Deda në Facebook.
Postimi i tij i plotë: