Ftesa e Abdixhikut për takim, Krasniqi: E kam taku edhe Albin Kurtin, e kolegët e opozitës i takoj edhe më lehtë e më me dëshirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar sot në lidhje me ftesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për takime konsultative me qëllim formimin e një Qeverie me shumicë shqiptare. Ai ka thënë se në lidhje me këtë do të diskutojnë sot në mbledhjen e kryesisë së PDK-së dhe do të deklarohet pas saj, shkruan…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar sot në lidhje me ftesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për takime konsultative me qëllim formimin e një Qeverie me shumicë shqiptare.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë do të diskutojnë sot në mbledhjen e kryesisë së PDK-së dhe do të deklarohet pas saj, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se janë të gatshëm të takohen me këdo.
“Kosovës i duhet konstituimi i Kuvendit dhe një Qeveri, angazhimin tim dhe të PDK-së e dini që nga fillimi por jemi të hapur. Jemi të vetmit që kemi diskutu me të gjithë, e kam taku edhe Albin Kurtin sepse ne si PDK kulturën tonë politike e kemi dialogun, jemi të gatshëm me bisedu edhe kur nuk pajtohemi dhe me i pa cilat janë mundësitë që me i dhënë vendit institucione sepse qytetarët nuk na kanë votu për me ardh këtu çdo dy ditë dhe me u tall me ta një kryesues i Kuvendit të cilin e kanë marrë peng edhe atë, LVV duke ia imponuar çka me bë dhe nuk shkon as sipas skenarit që ia ka dhënë sekretaria. Pra, ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndaj votuesve tanë dhe atyre që nuk kanë votuar fare sepse janë qytetarë të Kosovës, dhe për këtë arsye unë jam i gatshëm me komuniku me të gjithë dhe me I dhënë një zgjidhje që është meritore për vendin. Sot do ti takoj kolegët e kryesisë dhe normalisht që pas asaj do ta jap edhe një konstatim sa I përket propozimeve konkrete. Ju e dini që nuk i kam ik asnjë takimi, e kam taku edhe Albin Kurti dhe kolegët e opozitës i takoj edhe më lehtë e më me dëshirë”, ka thënë Krasniqi.