FSK realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj Bokës dhe Devë

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01”, në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Devë. “Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative…

Lajme

13/09/2024 11:27

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01”, në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Devë.

“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve  luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të FSK-së.