FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të radhës të Kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas njoftimit, më 3 shkurt 2026 në Zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”, transmeton lajmi.net. Ndërsa më 6 dhe…
Lajme
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të radhës të Kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit, më 3 shkurt 2026 në Zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”, transmeton lajmi.net.
Ndërsa më 6 dhe 7 shkurt 2026 në Zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
Komuna thekson se këto ushtrime dhe trajnime kanë karakter profesional dhe edukativ, dhe janë pjesë e zhvillimeve të rregullta të kadetëve.
Qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve. Për çdo informatë shtesë, do të njoftohen me kohë./lajmi.net/