FSK mund ushtrinë e Shqipërisë

Ekipi sportiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvilloi sot një ndeshje futbolli në Tiranë, në Garnizonin “Skënderbej”, me ekipin e futbollit të Forcave të Armatosura të RSH-së, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e FASH.

Lajme

18/06/2016 13:57

Kjo ndeshje futbolli midis ekipeve përfaqësuese të dy vendeve, u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pason aktivitetin e mbajtur më parë në Prishtinë.

Për Forcat e Armatosura shqiptare, këtij aktiviteti i parapriu edhe zhvillimi i kampionatit të futbollit në rang force të armatosur, zhvilluar gjatë muajit maj 2016.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga komandantë forcash dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm, gjatë takimit me personalitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shprehu atyre mirëseardhjen, si dhe ndanë mendime për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, krahas fushave të tjera, edhe në atë të aktiviteteve të përbashkëta kulturore e sportive.

080-590-443-90

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, ekipet e futbollit janë përshëndetur nga ministri i Mbrojtjes, Demollari dhe gjeneral Bazo, të cilët u kanë uruar suksese dhe fitore në këtë ndeshje, si dhe kanë shprehur kënaqësinë e përbashkët që ndjejnë edhe në këtë aktivitet sportiv.

Ndeshja, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1, është shoqëruar në pushim të saj nga një koncert muzikor nga QKMBMSHP, i cili rriti adrenalinën dhe entuziazmin e ndeshjes.

030-590-443-90

Kupën e mori ekipi i FSK, pasi shënuan gol në fushën kundërshtare. Gjenera Bazo ia dhuroi kupën kapitenit të FSK, ndërsa ministri i FSK-së, Haki Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak, Gazmend Gashi.

090-590-443-90

Ekipi u përgatit dhe drejtua nga kapiten Emiliano Ndoni, specialist për përgatitjen fizike në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe trajner toger Enkele Likaj, ndërsa ekipi i futbollit të FSK, me trajner Afrim Nebihu. Ky aktivitet i shërben forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.