FSK me trajnime në Prishtinë, Komuna: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake, s’ka vend për shqetësim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër deh përgjatë fundjavës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar. Në njoftim të komunës thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake, në disa prej lokacioneve dhe se s’duhet të ketë vend për…

Lajme

14/11/2024 14:12

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër deh përgjatë fundjavës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.

Në njoftim të komunës thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake, në disa prej lokacioneve dhe se s’duhet të ketë vend për shqetësim.

“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona:📍 Fshati Butovc📍 Fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/