FSK mban ligjërata vetëdijesuese për nxënësit rreth rrezikut nga mjetet piroteknike

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës. Qëllimi i këtyre ligjëratave, sipas FSK-së, është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve…

Lajme

11/12/2025 12:54

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtyre ligjëratave, sipas FSK-së, është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive.

“Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime  të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Forca e Sigurisë e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve dhe në ndërgjegjësimin e brezave të rinj për çështjet që prekin mirëqenien dhe shëndetin publik.