FSK ligjëron në shkolla të Kosovës për vetëdijësimin nga rreziku i minave
Forca e Sigurisë së Kosovës ne Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, bashkë me MASHT-in, Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë filluar ligjeratat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Kosovës. Këto ligjerata kanë për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat, dhe mjeteve tjera të…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës ne Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, bashkë me MASHT-in, Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë filluar ligjeratat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Kosovës.
Këto ligjerata kanë për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat, dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës.
“Ky projekt realizohet tash e sa vite dhe mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët e vendit”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: