FSK kryen me sukses trajnimin me anti-tankun e lehtë HAR 66 në bashkëpunim me ushtrinë turke

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin me armën anti-tank HAR 66, armë e prodhimit turk me licencë amerikane, që origjinën e ka me emrin M72 LAW (Light Anti-Tank). Regjimenti i tretë i Këmbësorisë (R3K) në bashkëpunim me ushtrinë turke realizuan trajnimin e përbashkët për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas…

Lajme

28/06/2024 16:24

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin me armën anti-tank HAR 66, armë e prodhimit turk me licencë amerikane, që origjinën e ka me emrin M72 LAW (Light Anti-Tank).

Regjimenti i tretë i Këmbësorisë (R3K) në bashkëpunim me ushtrinë turke realizuan trajnimin e përbashkët për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas të armës Anti-tank HAR 66 dhe me objektivë ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë, shkruan lajmi.net.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e tretë të Këmbësorisë (R3K) ka përfunduar trajnimi për  armën Anti-Tank HAR 66 i realizuar nga instruktoret e ushtrisë turke, që kishte për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas të armës Anti-tank HAR 66 dhe me objektivë ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.”- thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së. /Lajmi.net/