FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me ushtarët e Iowas

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas me partnerët nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësi mbështetëse të specializuara po marrin pjesë në një stërvitje ushtarake. Kjo stërvitje po zhvillohet në kushte të intensitetit të lartë dhe për simulime luftarake të avancuara, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Garda Kombëtare e Iowas. Aty…

Lajme

18/06/2025 14:32

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas me partnerët nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësi mbështetëse të specializuara po marrin pjesë në një stërvitje ushtarake.

Kjo stërvitje po zhvillohet në kushte të intensitetit të lartë dhe për simulime luftarake të avancuara, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Garda Kombëtare e Iowas.

Aty thuhet se të gjitha njësitë po përballen me mjedis sfidues dhe presion të lartë, i projektuar për të reaguar në luftime në shkallë të gjerë.

“Çdo ekip po përballet me sfida në një ambient dinamik dhe me presion të lartë, i krijuar për të imituar realitetin e luftimeve të shkallës së gjerë”, thuhet në njoftim.