FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës

Një person ka hasur në një granatë dore në fshatin Grejkoc të Suharekës. Organet e rendit kanë bërë të ditur se njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pashpërthyer nga vendi i ngjarjes. “Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një…

Lajme

06/10/2025 09:45

Një person ka hasur në një granatë dore në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer (granatë dore). Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.