FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”. FSK-ja tha se në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo”, ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu. “Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale…

Lajme

28/02/2025 15:50

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”.

FSK-ja tha se në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo”, ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu.

“Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike”, thuhet në njoftim.

ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren.