​FSK-ja mbërrin në Ujman, i bashkohet operacionit për kërkim-shpëtim

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur te Liqeni i Ujmanit në veri të vendit, ndërsa ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për një person i cili dyshohet se është mbytur. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës, tashmë ndodhen atje. Që nga e diela, personi…

Lajme

29/07/2025 08:57

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur te Liqeni i Ujmanit në veri të vendit, ndërsa ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për një person i cili dyshohet se është mbytur.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës, tashmë ndodhen atje.

Që nga e diela, personi i cili është raportuar se është hedhur nga ura, po kërkohet nga ekipet e Policisë së Kosovës, ato të kërkim-shpëtimit si dhe njësitet zhytëse.

Deri më tani nuk ka rezultuar në gjetje.