FSK i dhuron FFK-së 50 kontejnerë për zhvillimin e sportit, synohet përmirësimi i kushteve për të rinjtë në gjithë Kosovën
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një donacion prej 50 kontejnerësh, të cilët do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend. Sipas njoftimit zyrtar, ky donacion ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për…
Lajme
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një donacion prej 50 kontejnerësh, të cilët do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, ky donacion ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për aktivitetet sportive dhe mbështetjen e zhvillimit të sportit, veçanërisht për gjeneratat e reja në komunat e ndryshme të Kosovës.
Ky projekt synon të kontribuojë në avancimin e hapësirave sportive, rritjen e mundësive për të rinjtë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në realizimin e këtij projekti është përfshirë edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve drejt lokacioneve të përcaktuara nga FFK-ja.
“FSK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e rinisë, sportit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikuar. /Lajmi.net/