Frutex prin në kategorinë e pijeve në eksport me 66%
Anipse vend jo shumë i madh në botë, por natyrisht vend me shumë krijimtari të perfeksionuar. Pikërisht nga Kosova në treg dalin pijet më të shijshme, e nga ato që iu japin më tepër energji. “FRUTEX” tanimë është emër i njohur në tregun e gjerë të botës, e ku natyrisht se pijet si “Relax, Natural…
Lajme
Anipse vend jo shumë i madh në botë, por natyrisht vend me shumë krijimtari të perfeksionuar.
Pikërisht nga Kosova në treg dalin pijet më të shijshme, e nga ato që iu japin më tepër energji.
“FRUTEX” tanimë është emër i njohur në tregun e gjerë të botës, e ku natyrisht se pijet si “Relax, Natural e Golden Eagle” janë të kërkuara kudo.
Madje një lajm i mrekullueshëm është bërë i ditur së fundi që falë këtyre prodhimeve eksporti i Kosovës pati dukshëm ngritje.
Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Kosovës, sektori i pijeve freskuese ka shënuar rritje të ndjeshme në eksport gjatë viteve të fundit. Kompania lider në këtë kategori, Frutex, përfaqëson plot 66% të eksporteve të përgjithshme të pijeve freskuese nga Kosova, duke e vendosur atë në krye të listës si kontribuuesin kryesor në këtë sektor.
“FRUTEX” prin në kategorinë e pijeve në eksport me gjithsej 66 për qind. Eksportet e pijeve freskuese u rritën nga 24 milionë euro në vitin 2022 në 47 milionë euro të parashikuara për vitin 2024.
Prodhimet e pijeve “FRUTEX” gjenden lehtësisht nëpër çdo pikë shitjeje në Kosovë, rajon, në Evropë e në shumë vende të ndryshme të botës.
Ajo çfarë i bën të veçanta këto pije është kualiteti, qëndrueshmëria dhe shija e padiskutueshme e tyre.
Falë eksportimit të një numri të madh të këtyre pijeve vendi ynë ka arritur që në fund të vitit 2024 si edhe në disa vite më herët të ketë një fitim dhe zhvillim mjaftë të lartë ekonomik.
“FRUTEX”-Pija që ia vlen të iu shoqërojë kudo, në Kosovë dhe më gjerë.