Frutat që ju qetësojnë

Avokado: Përpos që është një burim fantastik për vitamina ndaj shëndetit, avokado kryen punë edhe ndaj stresit. Janë të pasura më vitamina. Gjithashtu përmbajnë më shumë folante se të gjitha frutat tjera. Mund ta hani edhe me ndonjë sallatë, edhe në sandviç. Dredhëzat, boronicat: Janë fruta që janë të pasura me vitamina C, gjë që…

Lifestyle

02/11/2013 10:59

Avokado: Përpos që është një burim fantastik për vitamina ndaj shëndetit, avokado kryen punë edhe ndaj stresit. Janë të pasura më vitamina. Gjithashtu përmbajnë më shumë folante se të gjitha frutat tjera. Mund ta hani edhe me ndonjë sallatë, edhe në sandviç.

Dredhëzat, boronicat: Janë fruta që janë të pasura me vitamina C, gjë që ndihmon për ta rregulluar stresin. Njerëzit që marrin shumë vitaminë C, kanë më pak presion në gjak dhe zvogëlojnë shkaktarin e stresit. Përdorini me jogurt.

Portokalli: Edhe portokalli është i përbërë nga vitamina C. Lëkura e trashë e portokallit mbron nga mikrobet që mund t’i marrë portokalli.

Guacat: Sa herë që shërbehen në ndonjë restorant, zakonisht i keni 6 copa të guacave. Por hiç më pak e as më shumë nuk ju nevojiten. Vetëm një guacë mund të bëjë punë në lidhje me stresin. Janë shumë të mira për disponim.