Frutat që e parandalojnë ‘cistitisin’

Cistitisi është një inflamacion i fshikëzës me origjinë më të shpeshtë bakteriale, e cila shkakton vështirësi në urinim. Frutat si boronica amerikane apo boronica e kuqe, rrushi pa fara dhe manaferrat, janë të shkëlqyeshme për ta parandaluar ‘cistitisin’ ose lehtësimin e dhimbjeve, pasi nga njëra anë ushtrojnë një aksion antiseptik dhe anti-inflamator, e në anën…

Lifestyle

30/01/2014 08:07

Cistitisi është një inflamacion i fshikëzës me origjinë më të shpeshtë bakteriale, e cila shkakton vështirësi në urinim.

Frutat si boronica amerikane apo boronica e kuqe, rrushi pa fara dhe manaferrat, janë të shkëlqyeshme për ta parandaluar ‘cistitisin’ ose lehtësimin e dhimbjeve, pasi nga njëra anë ushtrojnë një aksion antiseptik dhe anti-inflamator, e në anën tjetër stimulojnë heqjen e baktereve që ngecin në traktin urinor (duke e ulur rrezikimin e përsëritjes së problemeve).

Disa femra e gjejnë një lehtësim të vogël dhe të përkohshëm nga dhimbjet që shkaktojnë ‘cistitiset’, duke e bërë një dush të ngrohtë. Për çdo rast, është e këshillueshme të mos e mbani urinën.