‘Fruit Ninja’ në jetën reale, copëton 140 limona për 66 sekonda (VIDEO)

Me aftësitë e tij me thikë një luftëtar samurai do të ndjehej krenarë për këtë prerës limonash i cili sigurisht se nuk është duke e marrë me vrull.

Fun

01/07/2014 15:01

Ky kuzhinier tregon se ka një “oreks” të vërtetë për punën e tij, duke treguar aftësitë e tij marramendëse me thikë për të prerë limon.

Në një video në YouTube duke na kujtuar video lojrën e famshme Fruit Ninja, burri copëton më shumë se 140 limonë në vetëm 66 sekonda.

Me saktësi të pagabueshme ai i hedhë frutat në aër me dorën e djathtë, ndërsa i pretë ato në stilin ‘Ninja’, me thikën e tij të mpreht.

Në video lojrën Fruit Ninja, lojtarët duhet të copëtojnë sa më shumë fruta që hidhen në ajër duke e prekur ekranin e pajisjes me gishtat e tyre.

Që nga 2010 video lojra është shkarkuar më shumë se 300 milion herë.

Nuk ka asnjë dyshim që ky njeri nuk do ketë nevojë për fat që të konkurrojë.