Frikë te Inter, Icardi në Bayern Munich?
"Bild" raporton se kampioni i Bundesligës kërkon sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/11/a-1_1510297861-3385672-13.jpg)
Sport
Bayern Munich ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Mauro Icardi.
“Bild” raporton se kampioni i Bundesligës kërkon reprezentuesin argjentinas për sezonin e ri.
Icardi është futbollisti kryesor i Interit dhe golashënuesi më i mirë i ekipit nga Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.
Icardi në kontratën e tij me Interin ka një dëmshpërblim të madh me vlerë prej 110 milionë euro. /Lajmi.net/