Frikë te Arsenal, dy yjet e skuadrës mund të largohen

Arsenali ka frikë yjet më të mëdhenj të skuadrës, Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, mund të largohen nëse trajneri Unai Emery qëndron në krye të skuadrës nga Londra.

Sport

26/11/2019 09:29

‘Gunners’ fundjavën që shkoi befasuan të gjithë duke barazuar 2:2 me Southampton në ‘Emirates Stadium’.

Drejtuesit e Arsenal kanë mbajtur një takim të shkurtër me trajnerin Unai Emery, për të biseduar për krizën që ka kapluar skuadrën.

Skuadra nga Londra ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Unai Emery, pasi kanë frikë se me spanjollin në bankinë, yjet kryesor të skuadrës mund të largohen.

Frika te Arsenal qëndron te yjet Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, të cilët mund të largohen.

Edhe pse kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratave, lojtarët nuk kanë treguar dëshirë të madhe për vazhdimin e tyre./Lajmi.net/