Frikë për shpërthim konflikti – Vendet perëndimore pezullojnë fluturimet drejt Izraelit e Libanit
Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në…
Bota
Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore.
‘United Airlines’, e cila realizon 14 fluturime javore midis New Yorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht.
Të mërkurën, ‘US Delta Airlines’ dhe ‘British Airways’ gjithashtu pezulluan fluturimet e tyre drejt Izraelit.
Ndërkohë, ‘Swiss International Air Lines’ pezulloi fluturimet midis Cyrihut dhe Tel Avivit të paktën deri më 8 gusht, duke përmendur sigurinë e ekuipazhit dhe pasagjerëve. Gjithashtu pezullimi i fluturimeve Cyrih-Tel Aviv, që fillimisht do të përfundonte më 29 korrik, është zgjatur deri më 12 gusht.
Po ashtu edhe linja ajrore gjermane ‘Lufthansa’ njoftoi se ka pezulluar fluturimet drejt Bejrutit dhe Tel Avivit përkatësisht deri më 8 dhe 12 gusht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Linja ajrore tha se do të monitorojë situatën në terren për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë fluturimet.
‘Air India’ gjithashtu anuloi fluturimet e saj për në Tel Aviv deri më 8 gusht, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
‘ITA Airways’, transportuesi i flamurit të Italisë, njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi janë pezulluar deri më 6 gusht për shkak të “zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve të saj”.
Linja ajrore kombëtare e Polonisë ‘LOT’ anuloi tetë fluturime për në Liban dhe Izrael të planifikuara për 3-4 gusht.