Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe “blindon” hyrjet

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit që ishin mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me ta u përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, teksa turma është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, Policia ka nxituar të vendosë forca shtesë pranë Kuvendit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se disa furgonë policie kanë…

Lajme

18/10/2026 14:34

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit që ishin mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me ta u përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë, teksa turma është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, Policia ka nxituar të vendosë forca shtesë pranë Kuvendit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se disa furgonë policie kanë mbërritur në zonë dhe po bllokojnë hyrjet e Kuvendit. /Topchannel