Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

‘Friends’, seriali me finalen më të mirë në 20 vitet e fundit

9:10 | 18 Dhjetor 2019

“Të pimë ka një kafe”? ‘sigurisht, ku? Një pamje rreth apartamentit, dhe përfundimi në kornizën e verdhë fotografike të derës me ngjyrë vjollcë. Kaq. Kjo ishte finalja më e mirë televizive e 20 viteve të fundit.

Në rregull, më shumë se kaq ka ndodhur në episodën finale të serialit ‘Friends’, por ju e kuptoni.

Ajo skenë përmbyllëse ka sjell një fund me lot të plot 10 viteve me të qeshura, lidhje, dhe kohët në kafenë poshtë banesës, dhe i kemi thënë lamtumirë Rachel (Jennifer Aniston), Monica (Courtney Cox), Chandler (Mattheë Perry), Ross (David Schëimmer), Phoebe (Lisa Kudroë) dhe Joey (Matt LeBlanc), raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Të paktën i kemi dhënë fund për një kohë të shkurtër, derisa kemi pas qasjen në internet për t’i gjetur përsëri dhe deri në Netflix ku kemi pasë mundësinë të i rishikojmë nga fillimi.

Ky serial është aq i dashur sikur në ditët e para. Edhe pse ka përfunduar në vitin 2004, shikuesit ende e konsiderojnë të jetë aty. Për këtë arsye në vota publike në Digital Spy, fansat e kanë zgjedhur finalen e serialit Friends si një më të mirën të dy dekadave të fundit.

Pa marr parasysh se sa herë e keni shikuar serialin dhe episodën e fundit, prapë keni përfunduar të emocionuar dhe madje me lot kur keni shikuar finalen e serialit duke vërtetuar se ia vlen të shikohet madje edhe bazë titullit./Lajmi.net/