Frenkie de Jong pyetet për rikthimin e Neymar tek Barca, jep përgjigje interesante
E gjithë vëmendja e merkatos thuajse është kthyer kah çështja e rikthimit të Neymar tek skuadra e Barcelonës.

Sport
Ylli brazilian i futbollit tash e sa kohë shprehet i pakënaqur në Paris, dhe ‘ëndërron’ një rikthim tek skuadra katalane, ku kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve.
Lidhur me këtë çështje, është pyetur edhe transferimi i Barcelonës i ardhur nga Holanda, Frenkie de Jong, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur të luante me yllin e PSG.
“Sigurisht se do të doja të luaja me Neymar” ka thënë De Jong për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se është një lojtar shumë i mirë, por nuk më takon mua të vendos nëse ai vjen ose jo tek Barcelona” ka thënë tutje mesfushori.
De Jong do të jetë një nga përforcimet më të mëdha të Barcelonës këtë merkato, së bashku me Antoine Griezmann, e potencialisht edhe me Neymar. /Lajmi.net/