Frenkie de Jong i dëshpëruar me qasjen e klubit ndaj tij, por nuk do të largohet

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me shumë spekulime që e lidhin lojtarin me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Sport

07/07/2022 08:45

Frenkie është dëshira e madhe e Manchester United, që tashmë në stol ka Erik ten Hag. ‘Djajtë e Kuq’ synojnë ta marrin lojtarin për 65 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, Barca nuk ka pranuar një ofertë të tillë. Te klubi thonë se lojtari nuk është në shitje, por praktikat janë tjera. Ata vazhdojnë të shqyrtojnë opsionet për lojtarin.

Kjo, sipas Lluis Canut ka bërë që Frenkie de Jong të jetë i dëshpëruar me qasjen e klubit ndaj tij, përcjell lajmi.net.

Lojtari së fundmi ka blerë edhe një shtëpi në Pedralbes, gjë që konfirmon vendosmërinë e tij për të qëndruar te Barca.

Frenkie de Jong nuk shqyrton assesi mundësinë për të kaluar te një skuadër që nuk luan në Champions League. /Lajmi.net/