Freestyle me karrocë invalidësh (Video)

Shikojeni se çfarë bën një invalid me karrocën e tij.

Fun

29/09/2014 01:18

Aaron Fotheringham është një atlet ekstrem i karrocave që performon truke të ngjajshme me ato të Skateboard.

Ai është nga Las Vegas, Nevada dhe ka përdorur karrocën që nga mosha tre vjeçare ku ka përformuar me të prej moshës tetë vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Një ditë ai po e shikonte vëllaun e tij duke e ngasur bicikletën e tij BMX në parkun për rrëshqitje, dhe vëllau i tij i tha që do duhej ta provonte këtë me karrocën e tij.

Ai më pas e vërejti se mund ta bënte këtë me karrocë dhe vendosi që ta vazhdojë.

Shikojeni njërën prej videove të tij, çfarë bën ai me karrocën e tij: