“Free nga regjimi Kurti-Dejona”, Aleanca: Deputetët e Vetëvendosjes s’e kanë lirinë e fjalës

Deputetët dhe anëtarët e Aleancës kanë realizuar sot një aksion para Kuvendit të Kosovës. Të njëjtit kanë publikuar fotografi të deputetëve të Vetëvendosjes dhe kreut të saj, me mbishkrimin “Free Xhelal Sveçla, Kurti-Dejona” e të tjera. Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani bashkë me të rinjtë e kësaj partie, kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të…

Lajme

07/09/2026 10:27

Deputetët dhe anëtarët e Aleancës kanë realizuar sot një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit kanë publikuar fotografi të deputetëve të Vetëvendosjes dhe kreut të saj, me mbishkrimin “Free Xhelal Sveçla, Kurti-Dejona” e të tjera.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani bashkë me të rinjtë e kësaj partie, kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.

“Problemi këtu është se i njëjti model, në mënyrë të vrazhdë, po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës… Deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt të GP-së së VV-së, dhe ata krejt çka flasin ua shkruan nëna parti”, u shpreh Ramadani.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen.

“Deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për GP-në, realisht e thonë pastër dhe qartë që nuk e kanë lirinë të flasin për situatën e bllokadës së shtetit. Ne besojmë që çdo deputetë duhet të jetë i lirë”, tha Ramadani./Lajmi.net/