Frashër Krasniqi takon Dejona Mihalin, ia bën disa pyetje radhazi- Ky është reagimi i saj

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka përcjellur sot për disa hapa koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai ka takuar Mihalin derisa ecte qytetit të Prishtinës, e të njëjtës i ka drejtuar disa pyetje. Pas publikimit të disa bisedave në mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut ku ndër të tjerash ajo e porosiste…

Lajme

23/10/2024 11:33

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka përcjellur sot për disa hapa koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai ka takuar Mihalin derisa ecte qytetit të Prishtinës, e të njëjtës i ka drejtuar disa pyetje.

Pas publikimit të disa bisedave në mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut ku ndër të tjerash ajo e porosiste Nagip Krasniqin që të mos ketë reduktime, e njëjta është bërë ndër personat më të përfolur të Vetëvendosjes.

Madje ajo po “akuzohet” si njeri që po kontrollon shumë prej ndërmarrjeve shtetërore. Në raportimet e fundit thuhet se Dejona Mihali madje ka krijuar “grupe” në këto ndërmarrje, e ministri, e institucione të larta që i raportojnë asaj.

Frashër Krasniqi ndër të tjerash e pyeti se si po i ecën udhëheqja e shtetit.

“Qysh po te ecë me kon masha e Albin Kurtit? S’po ki çka me thon a ? Qysh s’po ju vjen turp pak, e keni kap shtetit?”, dëgjohet duke e pyetur Krasniqi.

Ajo vazhdoi të ecte, por nuk iu përgjigj atij në asnjë prej këtyre pyetjeve./Lajmi.net/

Video:

https://www.facebook.com/share/r/N7gvi9guTTYWEEeE/