Frankfurter Allgemeine Zeitung: Diçka e rrallë, flamuri i Kosovës përkrahë atij të Serbisë

Gazeta prestigjioze gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, në artikullin kushtuar Konferencës së Berlinit, me titull “Së paku një njohje formale”, e që në foto ka kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin Hashim Thaçi, shkruan se gjatë kësaj konference ka ndodhur diçka e rralë, e ajo është flamuri i Kosovës përkrahë atij të Serbisë, për të cilën gjë edhe gjermanët mund të ndihen krenarë. 

Lajme

29/08/2014 22:29

Kjo gazetë nis artikullin duke thënë se në konferencat ndërkombëtare nuk ndodhë shpesh që rezultatet të shihen para se të nisin ato, mirëpo, në këtë të qeverive të Ballkanit Perëndimor të cilin e thirri kancelarja Angela Merkel, kjo ka ndodhur.

“Gjatë këtij takimi në Berlin u pa diçka që rrallë ka ndodhur, që në një rend të valojë flamuri i Kosovës dhe i Serbisë pranë njëri-tjetrit, gjë e cila i bëri edhe gjermanët të jenë krenarë për këtë”.

“Kështu që, njohja jo formale e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, si një ndër shefat e qeverive pjesëmarrës me të drejtat e barabarta me burrshtetasit e tjerë nga Ballkani u vlerësua si një arritje e madhe”. 

Artikulli vazhdon pastaj, duke shpjeguar se konferenca kishte për qëllim që të anashkalohen pengesat në komunikim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lehtësirat për inkuadrimin e tyre në BE.

Këto probleme me të cilat përballen këto vende, gazeta thotë se janë, gjendja ndërmjet grupeve etnike në Bosnje e Hecergovinë, konflikti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Veri të Kosovës, problemet ekonomike, juridike dhe ato që kanë të bëjnë me korrupsionin.

”Plagët më të mëdha që erdhen nga shpartallimi i Jugosllavisë, ndodhen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e cila shpalli pavarësinë, të cilën qeveria e Serbisë nuk e njeh deri sot në mënyrë zyrtare”.

“Pos kësaj, burrështetasit, ministrat e jashtëm dhe të ekonomisë nga Sllovenia dhe Kroacia të cilat janë në BE, si dhe nga Shqipëria, Mali I Zi, Bosnja, Serbia e Kosova, u këshilluan që ndërmjet vete të diskutojnë për ta quar përpara zhvillimin ekonomik. Ndër to janë ndërtimi infrastrukturës, rrugëve e hekurudhave, që tani për tani janë të ndërprera në kufi”, shkruan kjo gazetë. (lajmi.net)