Frank Walter-Steinmeier nesër viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë do të vijë për një vizitë zyrtare në Kosovë të martën, dhe me këtrë rast do të takohet me presdienten jahjaga, kryeministrin Mustafa dhe homologun e tij kosovar Thaçi.

Lajme

27/04/2015 18:00

Zyra e presidentes Atifete Jahjaga njofton se Presidentja nesër e pret në një takim shefin e diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier.

Ky takim është paraparë të fillojë në orët e pasdrekes.

Pos këtij takimi Walter Steinmeier gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe shefin e diplomacisë kosovare Hashim Thaçi.